Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, mes PSG-së dhe Bayern Munich.
Plot nëntë gola u shënuan në stadiumin ”Parc des Prince”, me parisienët që shënuan fitore me rezultat 5-4, shkruan IndeksOnline.
Skuadra bavareze kaloi e para në epërsi, pasi Harry kane u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 17-të.
Gëzimi i tyre zgjati veç shtatë minuta, pasi Khvicha Kvaratskhelia barazoi rezultatin në 1-1.
Pas këtij goli, PSG shtoi presionin dhe arritit ta përmbys rezultatin. Joao Neves e kaloi skuadrën franceze për herë të parë në epërsi.
Kampioni i Gjermanisë barazoi shifrat në 2-2, me golin e Michael Olise, në minutën e 41-të
Kampioni në fuqi vazhdoi dominimin dhe arritit të rikthej epërsinë në pjesën e parë, pasi u akordua penallti dhe Ousmane Dembele u tregua i sakt në 45+5.
Spektakli nuk u ndal me kaq, por vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me PSG-në që shënoi dy gola të spejtë.
Fillimisht Kvaratskhelia në minutën e 56-të e pastaj Dembele pas dy minutave, quan rezultatin në 5-2.
Por Bayern nuk u dorëzua dhe arriti të shënoi dy gola të shpejtë, për të ngushtuar rezultatin në 5-4.
Dayot Upamecano në minutën e 65-të dhe Luis Diaz në të 68-tin minutë shënuan për skuadrën gjermane.
Ky rezultat mbanë të hapur gjasat për kualifikim për të dyja skuadrat, derisa javën e ardshme në ”Allianz” do të zhvillohet një tjetër ndeshje spektakolare ku do të mësohet finalisti i Champions League./IndeksOnline/