BallinaLajmeBahtiri pas reagimit te LDK-ja: E bëra me konsultim paraprak me kryeministrin...

Bahtiri pas reagimit te LDK-ja: E bëra me konsultim paraprak me kryeministrin Kurti – LDK po bën teatër

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka pas sot një debat me shefen e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushakun derisa e njëjta po deklarohej për media.

Ai tha se reagimin e tij ku i kërkonte 15 nënshkrime dhe emrin, e kishte bërë me konsultim paraprak me kryeministrin Kurti.

“Me konsultim paraprak me kryeminstrin Kurti, shkova në vendin ku po mbahej konferenca për shtyp e LDK-së që t’i kërkoj nënshkrimet në mënyrë që sa më shpejt të gjejmë zgjidhjen për çështjen e  Presidentes. Nëse përnjemend i kanë ato nënshkrime, le t’i japin, e mos t’i mbajnë “në ajër”, mos të luajnë me popullin e Kosovës. Mjaft është mjaft!”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka thënë se po bëjnë të pamundurën ta zgjedhin Presidenten sot, ndërsa sipas tij LDK po bën teatër

“Ne po bëjmë të pamunduren që ta zgjedhim Presidenten sonte, ndërkohë që ata bëjnë teatër, me një letër nënshkrimesh në të cilën figuron data 25 prill e jo 27 prill, dhe në të cilën nuk ka as emër kandidati, as vule, e as protokollim. Ky popull nuk është analfabet. Sheh, din dhe kupton. Ndërsa këtë opozitë, si çdoherë, do ta ndëshkon”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz