Në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e partive opozitare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka nisur punimet e seancës për zgjedhjen e presidentit.
Me të hapur këtë seancë, Haxhiu deklaroi se në seanca do të duhej të ishin deputetë e të ushtrojnë mandatin e tyre, për të folur apo për të votuar.
Haxhiu deklaroi se të vetmit që nuk janë në sallë janë nga partia PDK, LDK, AAK dhe nga Lista Serbe.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje që të vijnë në sallë plenare, e të mos rrinë në vende të tjera nëpër Kuvend.
Haxhiu po ashtu tha se është e detyruar që ta ndërprejë këtë seancë e të mblidhen në ora 23:00./Lajmi.net/