BallinaLajmeVendosen flamurin shqiptar në akademi përkujtimore/ Serbia nis kundërvajtjen ndaj Këshillit Kombëtar...

Vendosen flamurin shqiptar në akademi përkujtimore/ Serbia nis kundërvajtjen ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar

Të ngjajshme

Aksident me të lënduar afër QMF-së në Komoran (Video)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur...

Ndihmësi i Arne Slot, pritet të largohet nga Liverpuli

Liverpuli pritet të merr edhe një goditje tjetër gjatë...

Edhe një tjetër ndeshje e Interit po hetohet, në skandalin e referëve në Itali

Sipas “La Repubblica”, ndeshja e sezonit të kaluar në...

Kurti kritikon qëndrimet e opozitës: Ne propozime, ata refuzime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një...

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka pranuar procedurën e kundërvajtjes ndaj tij dhe KKSH-së, për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në një aktivitet përkujtimor.

Aktiviteti zhvillohej në nderim të Jonuz Musliut, në sallën e Shtëpisë së Kulturës, në Bujanoc, raporton IndeksOnline.

Sipas vendimit, kundërvajtja ka ndodhur gjatë mbajtjes së një tubimi publik me karakter përkujtimor me rastin e përvjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të KKSH-së dhe zëvendëskryetarit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, në atë mënyrë që në skenë ishte vendosur flamuri i Republikës së Shqipërisë, pa u vendosur flamuri i Republikës së Serbisë.

Sipas Rexhepit, flamuri kuq e zi nuk është provokim, por identitet dhe dinjitet.

“Kjo është hera e tretë që thirrem unë për të njëjtën gjë, ndërsa institucioni që përfaqësoj përballet për herë të dymbëdhjetë për flamurin tonë.

Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të drejtën tonë për të përdorur simbolet kombëtare, me dashuri dhe vendosmëri” ka shkruar Rexhepi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz