BallinaLajmeNjë 15-vjeçare sulmohet nga rreth 15 qen endacakë brenda QKUK-së

Një 15-vjeçare sulmohet nga rreth 15 qen endacakë brenda QKUK-së

Të ngjajshme

Kurti kritikon qëndrimet e opozitës: Ne propozime, ata refuzime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një...

Gjermania forcon praninë në Kosovë përmes KFOR-it, theksohet mbështetja për stabilitet dhe siguri

Ushtria gjermane (Bundeswehr) pritet të vazhdojë pjesëmarrjen në misionin...

Kush është vajza në krahët e Majk?

Reperi Majk ka publikuar një fotografi që ka nxitur...

Një vajzë 15-vjeçare është sulmuar sot nga rreth 15 qen endacakë në hapësirat e Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike në kryeqytet.

Rastin e ka bërë publik gazetari Bujar Vitija përmes një postimi në Facebook, ku ka ngritur pyetje drejtpërdrejt për institucionet përgjegjëse.

Çka kishe bo nëse kjo kish qenë vajza jote?”, ka shkruar ai, duke iu drejtuar kryetarit të Komuna e Prishtinës dhe kryeministrit të vendit.

Sipas reagimit të tij, sulmi ka ndodhur brenda hapësirave të QKUK-së, një zonë që frekuentohet çdo ditë nga qytetarë dhe pacientë, çka e bën rastin edhe më shqetësues.

Rasti ka rikthyer në vëmendje problemin e qenve endacakë në Prishtinë, për të cilin qytetarët dhe organizatat kanë kërkuar vazhdimisht zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz