BallinaLajmeMiftaraj: Haxhiu bën perpjekje për “kuorum artificial” në procesin e zgjedhjes së...

Miftaraj: Haxhiu bën perpjekje për “kuorum artificial” në procesin e zgjedhjes së Presidentit, pa u bazuar në Kushtetutë

Të ngjajshme

Pamje ekskluzive: Kandidatja për presidente, Feride Rushiti në ambientet e Kuvendit, pret seancën e orës 19′

Kandidatja për presidente, Feride Rushiti, është larguar nga ambientet...

Zvicra mban rezerva ekskluzive të karburantit në kohë krize energjetike

Zvicra si “ishull karburanti” në Evropë: Furnizimi me benzinë...

Jose Mourinho kandidati kryesor për stolin e Real Madridit

Skuadra e Real Madridit është duke kërkuar një trajner...

AAK i bashkohet thirrjes për tërheqjen e Feride Rushitit nga kandidatura për presidente

Pas Partisë Demokratike e Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë...

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur kritika ndaj mënyrës së menaxhimit të seancave parlamentare dhe procedurës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duke përmendur kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Miftaraj ka thënë se çdo përpjekje për të krijuar “kuorum artificial” apo për të kushtëzuar pjesëmarrjen e deputetëve në seanca plenare është, sipas tij, e pabazuar në Kushtetutë dhe në praktikën e Gjykatës Kushtetuese, reporton lajmi.net

Ai ka theksuar se mandati i deputetit është i lirë dhe se, sipas tij, nuk mund të vendosen kushte apo leje për mungesën e deputetëve në Kuvend.

Postimi i plotë:

Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit te Kosoves permes skenarit te saj po ben perpjekje per te nderuar kuorum artificial dhe te pa bazuar ne Kushtetute dhe praktiken e Gjykates Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit.
Pretendimet e bazuara ne interesa puro partiake për një detyrim kushtetues të deputetëve që të qëndrojnë në seancë plenare gjatë procedurës së zgjedhjes së Presidentit janë fiktive dhe të pabazuara.
Mandati i deputetit është i lirë. Nuk mundet Albulena Haxhiu e as LVV qe te kushtezoj apo imponoj kërkesa për “leje” nga Kryetari i Kuvendit per te munguar nga seanca ne Kuvend.
Kjo eshte e tejkaluar dhe nuk ka baze kushtetuese. Çdo përpjekje për ta paraqitur mungesën e deputetit si shkelje procedurale që ndikon në vlefshmërinë e procesit përbën interpretim të pabazuar të kompetencave parlamentare. Kjo nuk I hap në asnjë rrethanë rruge Albilena Haxhiut apo LVV zgjedhjen e Presidentit pa 80 vota ne kutine e votimit ne roundin e pare dhe te dyte.
Procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të respektojë jo vetëm tekstin, por edhe frymën e Kushtetutës, siç është interpretuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërsa Kushtetuta parasheh që në raundin e tretë Presidenti mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.
Çdo skenar që synon të prodhojë kuorum artificial apo të instrumentalizojë mungesën e opozitës për të justifikuar një zgjedhje me shumicë te thjeshte ne rundin e pare cenon rendin kushtetues per interesa puro partiake me qellim qe rasti te shkoj ne Gjykate Kushtetuese dhe shtyrjen e dates se zgjedhjeve sipas interesave te LVV dhe kur ata e shohin te arsyeshme dhe kur ata mendojne se mund ta kapitalizojnë vullnetin e votuesit ne vote per VV./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz