BallinaLajmeAGK mirëpret ndalimin e të dyshuarit për kërcënimin ndaj gazetarit Betim Musliu

AGK mirëpret ndalimin e të dyshuarit për kërcënimin ndaj gazetarit Betim Musliu

Të ngjajshme

Albena Reshitaj e sheh të mundshme edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit

Deputetja Albena Reshitaj, e ka parë të mundshme që...

Më 21 maj finalja e Kupës së Kosovës, Ferizaj – Dukagjini

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit...

Bella Hadid supermodele, e zjarrtë në bikini të kuqe

Bella Hadid ngriti temperaturat ku u shfaq e zhveshur me...

Lady Gaga dhe Doechii publikojnë videoklipin e këngës “Runway”

Në botën e muzikës ka një bashkëpunim të ri...

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar për ndalimin për 48 orë të Sami Berishës, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së “Betimi për Drejtësi”.

Sipas hetimeve fillestare, rasti ka ndodhur pas raportimit nga një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku të akuzuar ishin familjarë të të dyshuarit. Më pas, ai dyshohet se ka dërguar disa mesazhe kërcënuese në drejtim të redaksisë.

Në njërin prej komunikimeve të raportuara, ai ka shkruar: “kujdes qka po shenon mos u mashtro me marr naj pare… dija vleren shendetit sepse parja sesht asgje”, duke vazhduar me paralajmërime dhe komente personale ndaj punës së gazetarit.

Rasti ka nxitur reagim të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili ka mirëpritur veprimin e institucioneve të drejtësisë dhe ka kërkuar trajtim të shpejtë të çështjes.

AGK ka theksuar se rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë, në mënyrë që të garantohet siguria e tyre dhe liria e medias në vend.

Sipas AGK-së, çdo formë presioni apo kanosjeje ndaj gazetarëve përbën rrezik për lirinë e shprehjes dhe funksionimin demokratik të shoqërisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz