Një incident i rëndë është raportuar në futbollin anglez me protagonist mesfushorin belg Eliot Matazo të Hull Cityt.
Matazo, i cili ishte rikthyer së fundmi pas një dëmtimi të rëndë në ligamentin e gjurit (ACL), u aktivizua si titullar në ndeshjen ndaj Charlton Athletic, shkruan Indeksonline
Megjithatë, vetëm 10 minuta pas fillimit të ndeshjes, ai pësoi një tjetër dëmtim të njëjtë në gjurin tjetër.
Terrible drame en Angleterre : après une rupture des ligaments croisés l'an dernier, Eliot Matazo (Hull City) faisait son retour contre Charlton en étant titulaire… 10 minutes plus tard, il se rompt les croisés de l'autre genou. 😢💔
Dépité et abattu, le joueur belge s'est… pic.twitter.com/ND5YfLoBX4
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) April 27, 2026
Mesfushori belg ka reaguar më vonë në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin e tij për këtë fatkeqësi të dytë radhazi:
“Është e vështirë të gjej fjalët, ajo që po ndodh është përtej kuptimit tim… i besoj Zotit, Ai e di pse. E kalova këtë dëmtim një herë, do ta kaloj edhe një herë tjetër. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe lutjet. Shihemi së shpejti.”/Indeksonline/