BallinaLajmeGashi: Duhet respektuar vendimi i Kushtetueses për kuorum, të shmangen përplasjet politike

Gashi: Duhet respektuar vendimi i Kushtetueses për kuorum, të shmangen përplasjet politike

Të ngjajshme

Bella Hadid supermodele, e zjarrtë në bikini të kuqe

Bella Hadid ngriti temperaturat ku u shfaq e zhveshur me...

Lady Gaga dhe Doechii publikojnë videoklipin e këngës “Runway”

Në botën e muzikës ka një bashkëpunim të ri...

Çka i ndodhi? Egla poston foto nga spitali …

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla...

Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026

Pas hapjes solemne të mbajtur mbrëmjen e kaluar, sot...

Arben Gashi, nga LDK, ka deklaruar se rendi kushtetues në Kosovë është i qartë sa i përket çështjes së kuorumit për zgjedhjen e presidentit dhe se çdo tejkalim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën shkelje të tij.

Duke folur nga holli i Kuvendit, Gashi theksoi se sipas vendimeve të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për zgjedhjen e presidentit duhet të jenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve.

Ai paralajmëroi se çdo tentim për të anashkaluar këtë standard kushtetues mund të sjellë tensione politike dhe institucionale, shkruan lajmi.net.

“Çdo tentim për të tejkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese është shkelje e Kushtetutës dhe rrezikon përplasje politike,” u shpreh Gashi, duke shtuar se situata duhet të menaxhohet me kujdes për të shmangur eskalimin.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për respektim të rregullave dhe parandalim të çdo përplasjeje politike apo sociale, duke apeluar që situata të mos çojë në krizë institucionale. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz