BallinaLajmeVonohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Vonohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Të ngjajshme

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendi i Kosovës, e paraparë të nisë sot në orën 10:00, ende nuk ka filluar edhe pas 30 minutash vonesë.

Salla e Kuvendit vazhdon të jetë bosh, pasi asnjë deputet nuk është i pranishëm, ndonëse disa prej tyre u regjistruan dhe shkuan drejtë byfesë. Kjo seancë vjen pas dështimit të ditës së djeshme për zgjedhjen e presidentit, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi partitë opozitare bojkotuan procesin duke e cilësuar atë si antikushtetues.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje janë propozuar dy emra për kandidate për presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz