BallinaBotëShtëpia e Bardhë: Nuk negociojmë përmes mediave me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Nuk negociojmë përmes mediave me Iranin

Të ngjajshme

KDI e dënon nisjen e votimit për President pa pasur kuorum prej 80 deputetësh

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka dënuar ashpër...

Në top formë “Djajtë e Kuq”, Sesko shënon të dytin ndaj Brentfordit

Manchester United ka shënuar golin e dytë ndaj Brentfordit. Është...

Haxhiu fton partitë politike të marrin pjesë në seancë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka...

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Gruda thotë se është lojë politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se PDK nuk...

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të zhvillojë negociata me Iranin përmes mediave, duke theksuar se çështjet diplomatike mbeten të ndjeshme dhe kërkojnë komunikim të drejtpërdrejtë mes palëve.

Në një deklaratë për CBS News, zëvendëssekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk do të hyjnë në negociata publike.

“Janë diskutime diplomatike shumë të ndjeshme dhe SHBA nuk do të negociojë përmes mediave,” tha ajo.

Sipas deklaratës, transmeton Klankosova.tv, presidenti i ShBA-s Donald Trump mbetet i vendosur që çdo marrëveshje e mundshme me Teheranin të jetë në interes të qytetarëve amerikanë dhe të garantojë që Irani të mos sigurojë armë bërthamore.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatin e tyre Israel po vazhdojnë presionin ndaj Iranit për të hequr dorë nga pasurimi i uraniumit, duke e akuzuar atë se synon zhvillimin e një programi të armëve bërthamore, teherani zyrtar i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.

Nga ana tjetër, Irani ka bërë të ditur përmes mediave shtetërore se proceset aktuale diplomatike nuk përfshijnë diskutime mbi programin bërthamor, duke shtuar pasigurinë mbi mundësinë e një marrëveshjeje të ardhshme mes palëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz