BallinaLajmeLushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozimin tonë, vetëm debat partiak

Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozimin tonë, vetëm debat partiak

Të ngjajshme

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,...

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në seancën parlamentare, duke e cilësuar atë më shumë si një platformë partiake sesa një proces të mirëfilltë institucional.

Përmes një postimi në facebook, Lushaku-Sadriu kritikoi mungesën e trajtimit të propozimit të paraqitur nga subjekti i saj politik, duke theksuar se çështja kryesore zgjidhja konkrete për Presidentin nuk është adresuar fare gjatë diskutimeve.

“Dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional. Asnjë trajtim, asnjë fjalë, asnjë qëndrim për propozimin tonë: çështjen e vetme thelbësore, pra zgjidhjen konkrete për President.

Pyetja mbetet e njëjtë, e drejtpërdrejtë dhe e domosdoshme:A i keni 66 vota për propozimin tonë?Pa një përgjigje të qartë për këtë pyetje, çdo diskutim tjetër mbetet i paplotë dhe i pamjaftueshëm për zgjidhjen e situatës institucionale. Mbetet veçse një show propagandistik”, ka shkruar deputetja./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz