BallinaLajmeBajqinovci thotë se ende po presin për tre emra nga opozita për...

Bajqinovci thotë se ende po presin për tre emra nga opozita për President: Mos e shtyni vendin drejt zgjedhjeve për kalkulime politike

Të ngjajshme

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për ofertën që VV i ka bërë opozitës për të kandiduar tre emra për President.

Ai ka thënë se ende janë në pritje të tre emrave mbipartiak, shkruan lajmi.net ndërsa iu ka bërë thirrje që të mos e shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve “për kalkulime të ngushta politike”.

“Verdikti i qytetarëve tashmë është dhënë dhe duhet respektuar. Presim tre emra konkretë, jo arsyetime të pafundme. Koha kërkon përgjegjësi institucionale dhe maturi politike, jo bllokadë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz