BallinaSportNjë burrë gjendet i pajetë në tualetet e klubit të njohur gjerman

Një burrë gjendet i pajetë në tualetet e klubit të njohur gjerman

Të ngjajshme

Nivokazi vazhdon me formë të mirë, i shënoi gol edhe Baselit në Superligë

Skuadra e Sionit ka shënuar fitore 0:2 ndaj Baselit...

Si reagoi Interi ndaj akuzave për mashtrim sportiv daj Rocchit?

Përzgjedhësi i gjyqtarëve Gianluca Rocchi është nën hetim pas...

Shefi i FBI-së reagon pas të shtënave: Krenar që punoj për presidentin Trump

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka lëshuar një deklaratë...

Atletico humbet një nga yjet e saj për ndeshjen ndaj Arsenalit

Atletico Madridi do të jetë pa një nga yjet...

Një person është gjetur i vdekur në tualetet e stadiumit Veltins-Arena të FC Schalke 04.

Ai u zbulua nga pastruesit të enjten, pasi kishte marrë pjesë në një ngjarje në stadium një ditë më parë.

Sipas mediumit gjerman Bild, hetuesit dyshojnë se burri ka pësuar një problem shëndetësor përpara se të rrëzohej.

Edhe pse rasti nuk po trajtohet si krim, policia gjermane thuhet se është e habitur nga fakti që askush nuk e kishte vënë re mungesën e tij deri në momentin kur u gjet ditën pasuese.

Bëhet e ditur se viktima ishte një 65-vjeçar nga qyteti lokal Gelsenkirchen.

Lideri i Bundesliga 2, Schalke, ka reaguar përmes një deklarate për Bild pas këtij rasti tragjik:

“FC Schalke 04 reagoi me tronditje të madhe të enjten ndaj lajmit se një person i pajetë u gjet në një nga tualetet e VELTINS-Arena. Schalke 04 shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët e të ndjerit.

“Hetimet për rrethanat e vdekjes janë ende në vazhdim dhe klubi i referon të gjitha pyetjet tek autoritetet përkatëse policore.

“Në këtë fazë, Schalke 04 nuk do të japë informacione të mëtejshme. Klubi po mbështet autoritetet përkatëse në hetime me të gjitha mjetet e disponueshme.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz