BallinaLajmeBrenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi –...

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi – Inspektorati nis aksion të gjerë në Kosovë

Të ngjajshme

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar daljen e...

Basha për rrugën Korishë-Kabash: Projekt që gjallëron zhvillimin dhe promovon turizmin

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, një...

Kronologjia e plotë: Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë ndaj Donald Trump

Presidenti Donald Trump u evakuua me shpejtwsi nga një...

Një burrë gjendet i pajetë në tualetet e klubit të njohur gjerman

Një person është gjetur i vdekur në tualetet e...

Skandal në Angli: Futbollisti i York City godet tifozin, policia nis hetimet

Një incident i pazakontë ka shënuar festën e promovimit...

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në kuadër të mandatit të tij ligjor, ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Sipas raportit 48-orësh të publikuar nga Inspektorati, inspektimet janë përqendruar në sektorin e ndërtimtarisë, ku është realizuar mbulim 100 për qind i kontrolleve në kuadër të këtij aksioni.

Në njoftim sqarohet se numri i ndalimeve të punimeve nënkupton automatikisht edhe numrin e kërkesave për kundërvajtje, ndërsa subjektet ndaj të cilave janë vendosur masa ndalimi do të procedohen në gjykata për kundërvajtje, në përputhje me shkeljet e konstatuara.

Po ashtu bëhet e ditur se procesi i riinspektimeve do të vazhdojë në ditët në vijim, sipas afateve të përcaktuara nga inspektorët për verifikimin e eliminimit të parregullsive në vendet e punës.

Sipas inspektoratit, “eliminimi i parregullsive” nënkupton rastet kur subjektet e inspektuara kanë ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz