BallinaLajmeBasha për rrugën Korishë-Kabash: Projekt që gjallëron zhvillimin dhe promovon turizmin

Basha për rrugën Korishë-Kabash: Projekt që gjallëron zhvillimin dhe promovon turizmin

Të ngjajshme

Dukagjini-Malisheva, këto janë formacionet

U publikuan formacionet edhe të ndeshjes tjetër në javën...

Mbi 1,200 nënshkrime në peticionin online që Murat Jashari të bëhet president

Mbi 1,200 persona kanë nënshkruar në peticionin online që...

Ndërron jetë themeluesi i PDAK-së

Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani ka reaguar për vdekjen...

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, një projekt infrastrukturor me vlerë 4.1 milionë euro dhe gjatësi prej 6.7 kilometrash.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, i cili ka theksuar se projekti financohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës.

“Dje bashkë me Kryeministrin Kurti ishim në Prizren, në fillimin e punimeve në rrugën Korishë-Kabash, projekt me gjatësi 6.7 km e me vlerë 4.1 milionë euro”, ka deklaruar ai.

Sipas Bashës, kjo rrugë do të krijojë lidhje me rrugën rajonale R-118 dhe pritet të ndikojë në zhvillimin e zonës.

“Kjo nyje do ta lidhë më mirë këtë zonë me rrjetin rrugor në jug të vendit dhe i jep drejtim të ri zhvillimit lokal”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar gjithashtu se projekti do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe në zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.

Punimet, sipas tij kanë nisur me intensitet dhe pritet të realizohen sipas afateve të parapara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz