BallinaShowBiz“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rogerti në...

“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rogerti në Post Big Brother: Më ka bërë gruan xheloze

Të ngjajshme

Alarm për bombë në Tiranë, evakuohen punonjësit dhe qytetarët

Një alarm për bombë është dhënë mesditën e kësaj...

Dukagjini-Malisheva, këto janë formacionet

U publikuan formacionet edhe të ndeshjes tjetër në javën...

Mbi 1,200 nënshkrime në peticionin online që Murat Jashari të bëhet president

Mbi 1,200 persona kanë nënshkruar në peticionin online që...

Pak para finales së madhe të Big Brother VIP Albania, një deklaratë e Rogertit ka ndezur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë, duke sjellë reagime të menjëhershme nga banorët e tjerë.

Gjatë një bisede në shtëpi, Rogerti kishte pranuar hapur ndjenjat e tij të dikurshme për Juelën, duke theksuar se, megjithëse ka pasur pëlqim, është frenuar për shkak se është i martuar.

Pasi këto deklarata u rikthyen në post Big Brother, Juela u shfaq e habitur, duke lënë të kuptohet se mund të jetë keqkuptuar situata.

Por Rogerti reagoi menjëherë, duke i kthyer përgjigje me ton ironik dhe pyetje retorike.

Juela: Nga klipi i fundit duket sikur kënga ime duket si dedikim për Rogertin… po ti pse u përlote?

Rogerti: Sepse ti sakrifikove.

Juela: Unë isha shumë e lumtur që ishe në finale.

Rogerti: Nuk më ke mbrojtur aq shumë sa duhej, Livia më ka mbrojtur më shumë.

Ledioni: Nëse nuk do të ishe i martuar a do të kishe pëlqim për Juelën?

Rogerti: Patjetër o vëlla, më ka bërë gruan xheloze. Ajo ka takuar gruan time dy herë në kafe.Juela: Ai është shprehur gabimisht.

Rogerti: Kush është shprehur gabimisht moj?

Juela: Ai mua nuk më pëlqen në atë aspekt, si njeri më pëlqen shumë.

Debati mes tyre ka vijuar të komentohet gjerësisht, duke u bërë një nga momentet më të përfolura të ditëve të fundit të formatit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/embed/uDInVuneFQE?rel=0– YouTube  www.youtube.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz