BallinaLajmeNgërçi për presidentin, Koci: Zgjedhje pa zgjidhje dhe rrezik për rrugën drejt...

Ngërçi për presidentin, Koci: Zgjedhje pa zgjidhje dhe rrezik për rrugën drejt NATO-s

Të ngjajshme

Mbi 1,200 nënshkrime në peticionin online që Murat Jashari të bëhet president

Mbi 1,200 persona kanë nënshkruar në peticionin online që...

Ndërron jetë themeluesi i PDAK-së

Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani ka reaguar për vdekjen...

Supermarketet zvicerane qetësojnë qytetarët: s’ka rritje të menjëhershme çmimesh

Zinxhirët kryesorë të supermarketeve në Zvicër, si Migros, Coop...

​Policia: Motivi është ende duke u përcaktuar, sulmuesi po qëndronte në hotelin gala

Shefi i Policisë së Uashingtonit, Jeffery Carroll, tha se...

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e presidentit, ndërkohë të premten mbrëma, kryeministri Albin Kurti fajësoi opozitën për moszgjidhjen ngërçit , paraditen e së shtunës, ai doli me një propozim për partitë opozitare, duke u kërkuar atyre t’i propozojnë tre emra për president konsensual.

E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se mund ta propozojë edhe ish-presidenten Vjosa Osmani edhe për një mandat, dirsa nga PDK deklaruan se nuk do të propozojnë emër, transmeton Klankosova.tv.

Opinionisti Melazim Koci, dje në Info Magazine në Klan Kosova, deklaroi se nëse do mbahen zgjedhje, të njëjtat, sipas tij, nuk do të japin zgjidhje.

Madje, ai shtoi se ka sinjale jozyrtare që Kosova mund të futet në NATO, megjithatë, siç tha ai, kjo mund të ‘paralizohet’ për shkak të bllokadave politike.

“Druaj se do të kemi zgjedhje por pa zgjidhje. Është për të ardhur keq nëse hyjmë në cikël të ri të zgjedhjeve me bllokada, do të ishte me të vërtetë fatkeqësi. Ka sinjale jozyrtare që Kosova për shkak të zhvillimeve dramatike në arenën ndërkombëtare me procedurë të përshpejtuar të futet në NATO, dhe nëse eventualisht ky proces do të hendikepohet për shkak të kaosit drejt të cilin jemi duke shkuar, do të ishte fatkeqësi”, u shpreh Koci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz