BallinaLajmeLëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Të ngjajshme

Mbi 1,200 nënshkrime në peticionin online që Murat Jashari të bëhet president

Mbi 1,200 persona kanë nënshkruar në peticionin online që...

Ndërron jetë themeluesi i PDAK-së

Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani ka reaguar për vdekjen...

Supermarketet zvicerane qetësojnë qytetarët: s’ka rritje të menjëhershme çmimesh

Zinxhirët kryesorë të supermarketeve në Zvicër, si Migros, Coop...

​Policia: Motivi është ende duke u përcaktuar, sulmuesi po qëndronte në hotelin gala

Shefi i Policisë së Uashingtonit, Jeffery Carroll, tha se...

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi u kap teksa lëvizte i armatosur në lagjen dy të këtij qyteti, shkruan A2 CNN. Sipas policisë i riu u lokalizua dhe u kap teksa lëvizte në këmbë.

Gjatë kontrollit atij iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”. Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 2, Kavajë, u lokalizua dhe u kap shtetasi F. Rr., i cili lëvizte në këmbë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje”, njofton policia, përcjell A2 CNN.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Rr., 32 vjeç, banues në Kavajë. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz