Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington D.C., duke vlerësuar reagimin e institucioneve të sigurisë amerikane.
Haradinaj ka shkruar se veprimet e shpejta të institucioneve të sigurisë së SHBA-së e kanë bërë krenarë, duke theksuar se një sulmues është mposhtur, ashtu siç do të ndodhë çdo herë kur cenohet siguria.
Derisa ka shtuar se Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan. /Lajmi.net/
- Advertisement -