BallinaLajme“S’iu nënshtrua burgut, s’iu nënshtrua sëmundjes, s’iu nënshtrua Serbisë…” – Çfarë shkruante...

“S’iu nënshtrua burgut, s’iu nënshtrua sëmundjes, s’iu nënshtrua Serbisë…” – Çfarë shkruante Heroi Bahri Fazliu për Heroin Fadil Vata?

Të ngjajshme

Interi do të ndahet me yllin e skuadrës gjatë verës, dy klube italiane i vihen pas

Interi pritet të ndahet me Davide Frattesin gjatë verës,...

​Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president

Pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, teksa vendi...

Paqe në kryeqytet, Prishtina e Gjilani ndahen baras

Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit, ishte një nga ndeshjet...

Bashkimin e “ngrin” Bora, barazohet seria e ndeshjeve

Bora ka arritur një fitore të madhe në gjysmëfinalen...

Me rastin e 36-vjetorit të vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Fadil Vata, është kujtuar edhe një shkrim i hershëm i Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, kushtuar figurës së tij.

Në tekstin përkujtimor “Kurrë i nënshtruar”, Fazliu e përshkruan Vatën si një figurë që nuk u dorëzua asnjëherë përballë burgut, sëmundjes apo pushtimit, duke e vendosur atë në radhën e atyre që, sipas tij, “luftojnë edhe pas vdekjes”.

Ai shkruan se heronjtë nuk i nënshtrohen vdekjes nëse nuk i nënshtrohen jetës, duke theksuar se “ai që vdes duke mos pranuar nënshtrimin, vdekja e bën të pamposhtur”.

Në një pjesë tjetër të shkrimit, Fazliu e lidh jetën e dëshmorëve me vazhdimësinë e popullit, duke theksuar se një popull që lind figura si Fadil Vata nuk mund të shuhet.

“Thonë vdiq me buzëqeshje në gojë… ai që ka besim në popullin e vet, s’mund të vdes ndryshe”, shkruan ndër të tjera Fazliu, duke e cilësuar Vatën si simbol të qëndresës dhe mosnënshtrimit.

Shkrimi mbyllet me thirrjen simbolike të tij për zgjim dhe rezistencë, duke e vendosur figurën e Fadil Vatës në mesin e heronjve të pavdekshëm të kombit.

Shkrimi i plotë:

Me rastin e 36 vjetorit të vdekjes së veprimtarit të çmuar të çështjes kombëtare shqiptare, Fadil Vatës, po botojmë një shkrim të dëshmorit të kombit, Heroit të Kosovës Bahri Fazliu kushtuar Heroit Fadil Vata.

KURRË I NËNSHTRUAR (Në përkujtim të Fadil Vatës)

Për tokë, për gjuhë, për nder ne kurrë s’jemi ngopur nga vdekjet Thonë s’u nënshtrua kurrë. Luftoi në çdo çast të jetës së tij. Thonë se e kanë parë duke luftuar edhe tani me shokët e tij, heronjtë. Thonë… Po, dheu nuk i mban heronjtë, kur të gjallët nuk e mbajnë dheun.

Luftojnë të vdekurit e pavdekshëm për t’i ngjallur të gjallët e vdekur. Është lufta më e madhe, më e shenjtë, më e çuditshme që ka parë bota. S’iu nënshtrua burgut, s’iu nënshtrua sëmundjes, s’iu nënshtrua Serbisë. Atë që vdes duke mos pranuar nënshtrimin, vdekja e bënë të pamposhtur. Populli i robëruar duhet të vajtohet në rast se i mungojnë heronjtë e jo nëse për çdo ditë jep heronj. Madhështia e heronjve s’e lejon të nënshtrohet kurrë një popull. Thonë vdiq me buzëqeshje në gojë. Po. Ai që ka besim në popullin e vet, s’mund të vdes ndryshe.

Ai që tërë jetën jeton i pazgjidhshëm me popullin, e kupton se jeta e tij vazhdon me jetën e popullit. E një popull që rrit bij si Fadili, nuk vdes kurrë. “Lufta jonë të mbështetet në forcat tona” – sfidon Fadili qenien tonë sot. Është e tmerrshme për një popull kur flaka e qëndresës peshon mbi dëshmorët. I vrari nga dora e gjatë gjakatare, sfidon fodullët e sotëm të rregulluar në pëllëmbët e xhelatëve. Thonë… Po, po Fadilin nuk po e mban varri. Nuk ka gjumë ai përderisa të mos zgjojë nga gjumi të gjallët. Fuqishëm jehon zëri i tij: zgjohuni, ju, o të pushtuar!

Gazeta “Çlirimi”, Prill 1996. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Fadil Vata!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz