BallinaLajmeTahiri për krizën e presidentit: Lojë e demoduar, por ne jemi këtu

Tahiri për krizën e presidentit: Lojë e demoduar, por ne jemi këtu

Të ngjajshme

Roma e mposht Bolognën dhe vazhdon luftën për Champions

Roma ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj...

Southampton shënon por City e kthen, barazohet rezultati në “Wembley”

Ndeshje e çmendur po zhvillohet në “FA Cup”. Pas 83...

Vjosa Osmani në LDK? Besian Mustafa shton dyshimet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka...

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e ka cilësuar situatën aktuale politike si një “lojë të demoduar”, duke ironizuar mënyrën se si po zhvillohen diskutimet dhe pritjet për seancat e radhës, transmeton lajmi.net.

“Duke pritur që ta thërrasin sërish seancën, lojë e demoduar. Por, këtu jemi, se kemi plan me u largu”, ka shkruar ai.

Deklarata e Tahirit vjen në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit po shoqërohet me debate dhe mungesë marrëveshjeje mes partive politike.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës që të propozojnë tre kandidatë për postin e presidentit, si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje politike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz