BallinaLajmeProkuroria nis hetime për ndotjen e ajrit nga KEK në Obiliq

Prokuroria nis hetime për ndotjen e ajrit nga KEK në Obiliq

Të ngjajshme

“I nderuar kryeministër…”/ Lumir Abdixhiku i çon “selam” Albin Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim...

S’ka siguri për Mallorcën në La Liga, mposhtet nga Alavesi

Një paraqitje luftarake në “Estadio de Mendizorroza” kundër Mallorcës...

Pasditja interesante, Vjosa Osmani në takim me Lumir Abdixhikun!

Presidentja Vjosa Osmani pritet të zhvillojë një takim me...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për ndotje të ajrit nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në Obiliq.

Sipas njoftimit zyrtar, prokuroria ka pranuar informacione dhe një video-incizim mbi bazën e të cilave dyshohet se nga oxhaku i KEK-ut është shkaktuar ndotje e konsiderueshme e ajrit, raporton lajmi.net

Rasti është duke u trajtuar në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është autorizuar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e rastit dhe sigurimin e provave relevante.

Në reagim, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore për zbardhjen e plotë të rastit./Lajmi.net/

- Advertisement -