BallinaLajmeNdotja e sotme e ambientit nga oxhaqet e KEK-ut, Prokuroria aturizon Policinë...

Ndotja e sotme e ambientit nga oxhaqet e KEK-ut, Prokuroria aturizon Policinë për hetime

Të ngjajshme

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në...

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Nëse opozita e propozon Vjosa Osmanin një nga emrat a e mbështet VV – përgjigjet Nagavci

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Emini: Oferta e Kurtit njv lëvizje taktike, s’është hap i mirëfillitë për kompromis

Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se sot ka pranuar informacione dhe një video-incizim, mbi bazën e  të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën  e Obiliqit.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria njofton se një prokuror  i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit dhe sigurimit të provave relevante.

“Rasti është duke u trajtuar në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrotjen e mjedisit dhe garanton se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të kësaj çështje”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka njoftuar sot se shkaku i një defekti elektrik janë ndalur elektrofiltrat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz