BallinaLajmeNdotja e sotme e ambientit nga oxhaqet e KEK-ut, Prokuroria aturizon Policinë...

Ndotja e sotme e ambientit nga oxhaqet e KEK-ut, Prokuroria aturizon Policinë për hetime

Të ngjajshme

Liverpooli me dy gola në 6 minuta ndaj Crystal Palaces

Liverpooli ka shënuar golin e epërsisë ndaj Crystal Palaces. Golin...

Allegri e ‘paralajmëron’ Juventusin rreth Ardon Jasharit

Massimiliano Allegri ka deklaruar se Ardon Jashari do të...

Teksas: Kamioni ngec në hekurudhë, treni e përplas (video)

Një kamion kishte ngecur në hekurudhë, kur pa trenin...

“I nderuar kryeministër…”/ Lumir Abdixhiku i çon “selam” Albin Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se sot ka pranuar informacione dhe një video-incizim, mbi bazën e  të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën  e Obiliqit.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria njofton se një prokuror  i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit dhe sigurimit të provave relevante.

“Rasti është duke u trajtuar në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrotjen e mjedisit dhe garanton se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të kësaj çështje”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka njoftuar sot se shkaku i një defekti elektrik janë ndalur elektrofiltrat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz