Deputeti i LDK-së Avdullah Hotin tha se qasja e rishikimit të buxhetit është abuzuese me paranë publike dhe është në kundërshtim të plotë me ligjin për menaxhimin e financave publike.
Opozita s’ka mbështetur shmangien e procedurave për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
Hoti tha se i bëri përshtypje edhe “mungesa e etikës” nga ana e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për të cilin tha se “del në foltore edhe thotë: kjo është në përputhje me ligjin”.
“Nuk mundesh me e shit përpara opinionit edhe me thënë kjo është në përputhje me ligjin edhe të vazhdojmë. Pse është shkelje ligjore kjo procedurë. Edhe nëse ky rishikim edhe po të ishte në përputhje me ligjin është abuzim me paranë publike sepse nëse do me i mbrojt qytetarët me 122 milionë euro, pa asnjë arsyetim ku ke me i marrë dhe si do t’i shpenzosh. Në bazë të cilit ligj do t’i autorizosh ato 122 milionë euro”.
Hoti tha se s’ka parë “qasje me abuzuese dhe joserioze” dhe këtu bëri një koment të shkurtë për deklaratën e deputetit të PDK’së Përparim Gruda, i cili pak më herët tha se ka pasë pritje më të mëdha nga ministri Murati.
“Po unë s’kam pritje tjera, deputeti Gruda kishte pritje tjera, ndoshta është deputetë më i ri dhe ka pritje tjera prej jush. Po unë jam mësuar me juve. Abuzim pas abuzimi. Shkelje ligjore pas shkeljes ligjore”, tha Hoti./Express/