BallinaLajmeAbdixhiku: Presidenti s’zgjedhet në rrjete sociale, edhe Vjosa Osmani opsion nga LDK-ja

Abdixhiku: Presidenti s’zgjedhet në rrjete sociale, edhe Vjosa Osmani opsion nga LDK-ja

Të ngjajshme

Ndotja e sotme e ambientit nga oxhaqet e KEK-ut, Prokuroria aturizon Policinë për hetime

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm ka...

Një mërgimtar nga Gjilani humb jetën në një aksident trafiku në Zvicër

Një shtetas nga Kosova ka humbur jetën në një...

Nagavci: Osmani mund të jetë një nga emrat e propozuar për presidente nga opozita

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Bruno Fernandes: Ta fitojmë Botërorin për Ronaldon do ishte e jashtëzakonshme

Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes, ka shprehur shpresën se...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas diskutimeve të fundit rreth çështjes së presidentit, duke shprehur habinë që një temë kaq e rëndësishme nacionale po trajtohet në rrjete sociale.

Ai theksoi se çështja e presidentit është serioze dhe kërkon trajtim institucional, e jo debat publik në platforma online. Sipas tij, nga ajo që është kuptuar deri më tani, kryeministri Albin Kurti po synon sigurimin e 90 votave në Kuvend – diçka që, sipas Abdixhikut, LDK-ja nuk mund ta garantojë e vetme.

Abdixhiku shtoi se një marrëveshje e tillë do të kërkonte edhe bashkëpunim me PDK-në, duke rikujtuar se vitin e kaluar kishte propozuar një qeveri të unitetit, ide për të cilën ishte kritikuar. “Tani po shihet se VV-ja pa PDK-në nuk po mundet”, u shpreh ai.

Nëse synohet një marrëveshje politike me LDK-në, Abdixhiku tha se partia e tij është e gatshme të japë propozimet e saj, duke përmendur si një nga opsionet edhe aktualen presidente Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz