BallinaLajmeKurti: LDK mund të propozojë ‘gjysmë kandidati’ – ka pak deputetë, kurse...

Kurti: LDK mund të propozojë ‘gjysmë kandidati’ – ka pak deputetë, kurse PDK ‘2/3’ për presidentin

Të ngjajshme

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Nëse opozita e propozon Vjosa Osmanin një nga emrat a e mbështet VV – përgjigjet Nagavci

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Emini: Oferta e Kurtit njv lëvizje taktike, s’është hap i mirëfillitë për kompromis

Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e...

Pas sulmeve në Ukrainë, Rumania gjen copa droni në territorin e saj

Rumania ka gjetur fragmente droni në qytetin juglindor Galați,...

Kryeministri Albin Kurti iu ka treguar partive opozitare se ku mund t’i gjejnë tre emrat që ai po ua kërkon për President të vendit.

Kurti, pasi tha se LDK e vetme mund të propozojë një “gjysmë kandidati” dhe PDK “2/3 e një kandidati” për shkak të numrave të paktë në Kuvend, më pas tha se ato janë parti më të vjetra dhe që njohin figura seniore të shoqërisë më mirë se Vetëvendosje, raporton lajmi.net

“Na i sillni kandidatë jashtë skenës politike që të jenë shprehje e unitet dhe të jenë të njohur me kontribut në shoqëri. Ka panumër të tillë sepse këto dy parti janë më të vjetra se ne. Figurat seniore në shoqërinë kosovare ata i njohin edhe më mirë se ne. Ka shumë profesorë në universitete, ka shumë njerëz të cilët kanë kontribuuar dhe kontribuojnë dhe kanë sakrifikuar për vendin tonë dhe s’mund të na thonë se dy partitë më të vjetra nuk mund të vijnë me tre emra”, tha Kurti sot para gazetarëve.

Kurti kërkoi nga PDK e LDK emrat e kandidatëve deri të dielën mbrëma, duke u arsyetuar se afatet kushtetuese e kufizojnë kohën.

“Ne po presim tre emra prej atyre dy partive bashkë. As PDK as LDK s’i kanë deputetët për të propozuar kandidatin e vet. LDK mund të propozojë një gjysmë kandidati se i kanë 15 deputetë nga 30, në rastin më të mirë, nëse janë të gjithë unikë. Ndërkaq, PDK’ja mund të propozojë 2/3 e një kandidati sepse i ka 22 deputetë, por këto të dyja bashkë le të na i sjellin tre kandidatë”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz