BallinaLajmeEmini: Oferta e Kurtit njv lëvizje taktike, s’është hap i mirëfillitë për...

Emini: Oferta e Kurtit njv lëvizje taktike, s’është hap i mirëfillitë për kompromis

Të ngjajshme

Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë – BiEPAG, tha për Radion Evropa e Lirë se oferta e LVV-së për opozitën mund të lexohet si “një lëvizje taktike dhe jo si një hap i mirëfilltë drejt kompromisit”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Po të kishte pasur vërtet gatishmëri që opozita të propozojë kandidatët e saj, kjo do të ishte bërë shumë më herët dhe në mënyrë më konstruktive, jo në moment të fundit dhe nën presion afatesh. Vetë koha e ofrimit, në prag të afatit dhe gjatë fundjavës, e kufizon hapësirën e opozitës për t’u koordinuar, gjë që duket e qëllimshme”, tha Emini.

Ajo vlerësoi se oferta është pothuajse “një ultimatum” dhe se njëkohësisht e vendos opozitën përballë nevojës për t’u bashkuar shpejt, ndonëse PDK dhe LDK kanë pasur vështirësi të vazhdueshme për të bashkëpunuar, madje në disa raste edhe për t’u takuar mes vete.

“Kjo i shërben narratives së Vetëvendosjes ‘ne kundër të gjithëve’, një narrativë që opozita deri tani ka arritur disi ta kundërshtojë përmes bashkëpunimit”, theksoi Emini.

Emini shpjegoi se partia në pushtet nuk jep garanci as në ofertën më të fundit se një kandidat i opozitës do të votohej nga ajo dhe ngriti një paralele me rastin e ish-presidentes Vjosa Osmani, të cilës i ishte premtuar ndihma për të garuar, po jo edhe për t’u zgjedhur.

“Nga njëra anë, opozita ftohet të propozojë emra dhe u garantohen nënshkrimet për nominim. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë garanci që këta kandidatë do të marrin votat në Kuvend. Pra, nominimi hapet, por zgjedhja mbetet nën kontrollin e Vetëvendosjes. Në të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me figura si Vjosa Osmani, të cilës iu garantuan nënshkrimet për nominim, mirëpo jo për votim”, nënvizoi ajo.

Emini vuri re se kjo lëvizje e Kurtit e vë opozitën në provë dhe se, nëse ajo e refuzon përfundimisht, mund të shihet si “bllokuese”.

“Në letër, Vetëvendosje mund të pretendojë se ka ofruar dialog dhe hapësirë për propozime, por në thelb bëhet fjalë për kompromis sipas kushteve të saj. Nëse opozita refuzon ose nuk përgjigjet, rrezikon të shihet si bllokuese dhe jo e gatshme për kompromis, me kosto politike për të”, tha ajo.

Në këtë kuptim, sipas Eminit, kjo është një lëvizje e kalkuluar politikisht nga Kurti, sepse “e shfrytëzon avantazhin aktual, rrit presionin mbi opozitën dhe siguron që, pavarësisht rezultatit, opozita të mund të paraqitet si përgjegjëse për vazhdimin e bllokadës, sidomos duke pasur parasysh mungesën e strategjive të tjera përtej bllokimit të votave”.

Emini përfundoi se opozita duhet të propozojë emra dhe ta hedhë topin në fushën e Kurtit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz