BallinaBotëPas sulmeve në Ukrainë, Rumania gjen copa droni në territorin e saj

Pas sulmeve në Ukrainë, Rumania gjen copa droni në territorin e saj

Të ngjajshme

Miratohet në parim projektligji për Energjinë

Me 58 vota për, 15 kundër dhe 1 abstenim...

Arsenali e ka obligim fitoren sonte ndaj Newcastle

Arsenali e zhvillon sot një nga ndeshjet më të...

Pas Osmanit, një tjetër talent shqiptar pritet të debutoj sot me Bayernin

Javë më parë, talenti kosovar Erblin Osmani bëri debutimin...

Rumania ka gjetur fragmente droni në qytetin juglindor Galați, pas një sulmi rus gjatë natës në Ukrainën fqinje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga fragmentet e dronit janë dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një aneks shtëpiak.

Agjencia e reagimit ndaj emergjencave në Rumani më vonë ka bërë të ditur se po evakuon zonën ku janë gjetur fragmentet, pasi ato mund të përmbanin ngarkesë shpërthyese, ndërsa mbetjet do të transportohen në një vend të sigurt për asgjësim.

Rumania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore gjatë sulmeve ndaj porteve ukrainase në zonën e Danubit.

Sipas raportimeve, ndonëse fragmente droni kanë rënë më herët në territorin rumun, kjo është hera e parë që janë shkaktuar dëme materiale në prona.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë ka dënuar ashpër incidentin, duke e cilësuar si kërcënim për sigurinë rajonale dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare, si dhe rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe NATO-s.

Dy avionë luftarakë Eurofighter Typhoon, pjesë e misionit britanik të policisë ajrore në Rumani, janë ngritur në ajër për monitorim të situatës, ndërsa banorët në zonat përreth janë paralajmëruar të strehohen.

Ndërkohë, autoritetet rumune kanë bërë të ditur se një sistem anti-dronë i prodhuar në SHBA pritet të integrohet në sistemet kombëtare të mbrojtjes ajrore, si pjesë e forcimit të sigurisë përgjatë kufirit me Ukrainën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz