BallinaSportE pafat Donjeta Sadiku, mbetet pa medalje në turneun “Kupa Botërore e...

E pafat Donjeta Sadiku, mbetet pa medalje në turneun “Kupa Botërore e Boksit”

Të ngjajshme

Si të hiqni njollat siç duhet

Shumë prej mënyrave tradicionale për heqjen e njollave rezultojnë...

Skuadrës së njohur angleze i heqen dy pikë, rrezikon rënien

Skuadra e njohur angleze, West Brown ka marr një...

Çitaku i reagon Kurtit: Ose qeveris ose lësho rrugë, shihemi në zgjedhje

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është drejtuar kryeministrit...

Pas më shumë se dy muaj, Amir Rrahmani rikthehet titullar te Napoli

Amir Rrahmani është rikthyer në formacionin zyrtar të Napolit,...

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në turneun “Kupa Botërore e Boksit”.

Sadiku sot luftoi për medaljen e bronztë, por ishte e pafat, ku pësoi humbje me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj boksieres polake Aneta Elżbieta Rygielska, shkruan IndeksOnline.

Sadiku zhvilloi një paraqitje të mirë dhe të fortë, dhe besojmë se u dëmtua në ket duel.. Raundi i parë i takoi boksieres polake, ndërsa në të dytin Donjeta reagoi fuqishëm dhe e fitoi 3:2. Në këtë raund, kundërshtarja e saj mori një vërejtje publike, çka sipas rregullave do të duhej të reflektohej me zbritje pikësh dhe një avantazh më të thellë për Sadikun.

Raundi i tretë, sipas vendimit të gjyqtarëve, u vlerësua 3:2 në favor të Rygielskës, edhe pse Sadiku ishte më aktive gjatë gjithë kohës, duke sulmuar dhe plasuar goditje të pastra. Në përfundim, me vendim të ndarë 3:2, fituese u shpall boksierja polake.

Kjo Kupë Botërore ka një rëndësi të veçantë, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angjelos”/IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz