BallinaLajmeOVL-UÇK: Ligji për vlerat e luftës të mos mbetet simbolik, kërkohet përmbajtje...

OVL-UÇK: Ligji për vlerat e luftës të mos mbetet simbolik, kërkohet përmbajtje dhe zbatim i plotë

Të ngjajshme

Biografitë muzikore po humbasin thellësinë

Filmat biografikë për artistët e muzikës po kthehen gjithnjë...

Rukiqi për situatën e presidentit: Fatkeqësisht zgjedhjet janë të pa shmangshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha...

Anohni magjeps me interpretim unik live

Artistja Anohni ka dhënë një performancë mbresëlënëse në shfaqjen...

Ish-bashkëshorti flet për vendimin e Britney Spears për t’iu nënshtruar një programi rehabilitimi

Sam Asghari, ish-bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, ka komentuar...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas njoftimit se Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare të Kosovës pritet të procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend, duke e cilësuar këtë si rezultat të angazhimit të vazhdueshëm të tyre.

OVL-UÇK thekson se prej muajsh ka kërkuar trajtimin e këtij ligji përmes shkresave zyrtare drejtuar institucioneve, si dhe përmes deklaratave dhe pranisë në media, raporton lajmi.net

Sipas tyre, mesazhi ka qenë i qartë se vonesat dhe neglizhenca institucionale për këtë çështje janë të papranueshme.

Postimi i tyre:

OVL UÇK, merr në konsideratë njoftimin e sotëm se Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare të Kosovës pritet të procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend.
Asgjë nga këto nuk ndodhi rastësisht. Prej muajsh, kemi ngulmuar në këtë kërkesë përmes shkresave zyrtare drejtuar Qeverisë, Kuvendit dhe grupeve parlamentare. Kemi aktivizuar strukturat tona në çdo degë. Kemi dalë me deklarata publike dhe kemi mbajtur prani të vazhdueshme në media. Mesazhi ynë ka qenë i qartë: neglizhenca institucionale për këtë çështje është e papranueshme dhe vonesat e mëtejshme do të provokonin pashmangshmërisht një reagim më të ashpër.
Ky hap ka rëndësi, por nuk mjafton. Procesi duhet të ofrojë përmbajtje, jo simbolikë. Në formën e tij përfundimtare, teksti duhet të pasqyrojë plotësisht kërkesat tona të deklaruara, të mbrojë vlerat e Luftës Çlirimtare dhe të garantojë njohje të dinjitetshme për çdo kategori pjesëmarrëse. Çdo përpjekje për t’i zbehur këto parime do të ishte e papranueshme, e padenjë për sakrificën mbi të cilën u ndërtuan liria dhe shtetësia e Kosovës.
Do ta ndjekim këtë proces me vigjilencë të plotë deri në miratimin përfundimtar në Kuvend. Qëndrimi ynë është i prerë: Ajo që u fitua përmes sakrificës nuk mund të zbehet, të shtyhet apo të kthehet në material për pazare politike.
Vlerat e UÇK-së nuk janë çështje komoditeti. Ato janë detyrim i përhershëm institucional, një borxh ndaj çdo luftëtari që iu përgjigj thirrjes kur Kosova përballej me orën e saj vendimtare. Ky borxh nuk vjetërohet, As vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë, pa tërheqje dhe pa kompromis./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz