Gjatë ditës së sotmë është mbajtur takimi i parë i kryesisë së shoqatës ombrellë “Dachverband der Deutsch-Kosovarischen Gesellschaften e. V. (DDKG)”.
Në krye të kësaj shoqate është zgjedhur Erhard Bühler (ish-gjeneral), një personalitet me përvojë të gjatë dhe kontribut të çmuar për Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur Mustafa Abazi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
Po ashtu është bërë e ditur se nënkryetarë janë zgjedhur: Skender Xhakaliu, Mustaf Abazi, Thomas Ëittstadt,Agon Kamberi ndërsa sekretar i Përgjithshëm është zgjdhur Gazmend Rushiti.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se shoqata ombrellë synon të bëhet një zë i rëndësishëm përballë politikës gjermane, të bashkojë dhe përfaqësojë organizatat nga diaspora, duke forcuar bashkëpunimin me institucionet gjermane, koordinimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.