BallinaShowBiz‘Ti thoshte vajzës së tij’, Miri i drejtpërdrejtë me babain e Selin

‘Ti thoshte vajzës së tij’, Miri i drejtpërdrejtë me babain e Selin

Të ngjajshme

Mustafa sfidon LVV-në dhe PDK-në: Propozoni vetë tre emra, i bëni 88 vota për president

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ofertës...

PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes...

Bedri Hamza e quan manovër ofertën e Kurtit: Nuk propozojmë kandidatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Hamza ‘refuzon Kurtin’: Propozimi për presidentin, manovër politike e VV-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Debati mes Mirit dhe babait të Selin vijon të mbetet një nga temat më të komentuara pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Së fundmi, ish-banori ka zgjedhur të reagojë publikisht, duke dhënë versionin e tij mbi akuzat që e cilësonin si “manjak”.

I ftuar në “Shqipëria Live”, Miri u shfaq i qetë dhe i vendosur, duke shmangur tonet e ashpra dhe duke u fokusuar tek argumentet. Ai theksoi se nuk mund të pranojë përgjegjësi për një situatë që, sipas tij, është keqinterpretuar nga jashtë kontekstit të lojës.

“Në momentin që do ta pranoja atë perceptim, do të thosha që jam fajtor,” u shpreh ai, duke nënvizuar se çdo gjë ka ndodhur brenda dinamikave të një formati televiziv.

Në vend të përballjeve direkte, Miri ngriti disa pyetje që, sipas tij, hedhin dritë mbi kontradiktat e situatës. Ai argumentoi se, nëse shqetësimi i babait të Selin do të ishte real, reagimi më i natyrshëm do të ishte drejt vajzës së tij.

“Nëse ai e ka parë ashtu, duhet t’i thoshte vajzës: largohu nga ai. Pse duhet të largohesha unë, kur ne ishim në një lojë?” tha ai.

Më tej, Miri vuri në dukje edhe mesazhet e dërguara nga babai i Selin gjatë qëndrimit në shtëpi, duke i cilësuar ato si kontradiktore. Ai ngriti pikëpyetje mbi faktin që, nga njëra anë, u shprehën shqetësime, ndërsa nga ana tjetër nuk pati një thirrje të qartë që vajza të distancohej prej tij.

“Pse nuk pati një mesazh të drejtpërdrejtë që ajo të largohej? Pse më kërkohet mua të largohem nga vajza e tij? Kjo është diçka që nuk e kuptoj,” përfundoi Miri, duke e lënë çështjen të hapur për interpretim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz