BallinaLajmeNagavci kujton ofertat e LVV-së për LDK-në dhe PDK-në, thotë se mund...

Nagavci kujton ofertat e LVV-së për LDK-në dhe PDK-në, thotë se mund të shmangen zgjedhjet

Të ngjajshme

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka folur në hollin e Kuvendit të Kosovës lidhur me çështjen e presidentit dhe mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja.

Nagavci para mediave tha se partia e saj ka ofruar kompromise në lidhje me kalimin e kësaj situate politike në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

Ajo fillimisht kujtoi ofertën e partisë në pushtet për LDK-në.

“Kryesia e LVV mbrëmë kemi pasur një mbledhje, ku ka pasur një konsensus të plotë që të bëjmë edhe një hap përpara që të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja dhe të gjejmë zgjidhje që ne besojmë që është e mundshme. Kemi ofruar propozime të njëpasnjëshme, jemi munduar të ofrojmë alternativa që të shmangen zgjedhje të reja, duke filluar nga propozimi për LDK-në që të jemi në bashkëqeverisje duke ofuar pozitën e dytë të zv.kryeministrit dhe katër ministri që do të udhëhiqeshin nga LDK-ja, në të njëjtën kohë kemi ofruar për LDK-në edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se PDK-së i është ofruar pozita e kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës.

“Po ashtu kemi propozuar për PDK-në të bëhet ndërrimi i pozitës së kryetares me nënkryetaren që kryetari i PDK-së të jetë kryetar i parlamentit, kjo për faktin që të adresojmë shqetësimet që janë paraqitur që nuk duhet që LVV të udhëheq me tri pozitat e rëndësishme shtetërore”, shtoi Nagavci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz