BallinaLajmeDetaje të reja për rastin e tre të vrarëve në Podgoricë, arrestohet...

Detaje të reja për rastin e tre të vrarëve në Podgoricë, arrestohet i dyshuari

Të ngjajshme

“Hithat” e “djegin” Ballkanin, Dukagjini shkon në finalen e Kupës së Kosovës

Skuadra e Dukagjinit është finalistja e parë e Kupës...

U bë pjesë e kanalit të pistë, vajza e aktorëve të njohur po “noton” në para

Sami Sheen, vajza 22-vjeçare e aktorëve të famshëm të...

Zbrazet tribuna qëndrore, rifillon ndeshja Ferizaj-Llapi

Ka rifilluar ndeshja Ferizaj – Llapi, e vlefshme për...

Deputetët mblidhen sërish nesër, 10 pika të rendit të ditës në seancë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish...

25-vjeçari Vehid Muriç është i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Denis (28) dhe Nezir Hoti (35) nga Rozhaja dhe Kenan Miraljemoviqit nga Novi Pazari, të martën në Podgoricë.

Krimi që ndodhi në një banesë me qira në Podgoricë, ku katër punëtorë ndërtimi jetonin së bashku, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Malit të Zi, është paraprirë nga “mosmarrëveshje personale mes personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit”.

Pas rastit, 25-vjeçari dyshohet se më pas ka shkuar në vendlindjen e tij në Rozhajë tek familja e tij.

Pak pas orës 20:00 mbrëmë, Policia e Malit të Zi njoftoi se Muriç ishte arrestuar.

“Vijesti” raporton se katër punëtorët e ndërtimit ishin përfshirë në një debat për borxh.

Policia ka bërë të ditur zyrtarisht se vrasjes, në të cilën është përdorur armë e ftohtë, i kanë paraprirë “mosmarrëveshje personale mes personave të vrarë dhe të dyshuarit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz