BallinaLajmeCila është fytyra e vërtetë e Rrustemit? Tri ditë më parë e...

Cila është fytyra e vërtetë e Rrustemit? Tri ditë më parë e shfrytëzoi përvjetorin e një masakre për ta akuzuar Thaçin, mbrëmë kërkoi lirimin e tij

Të ngjajshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi po e ka problem që të jetë konsistent në qëndrimet e tij.

Ngjashëm ai kishte vepruar edhe më parë kur entuziazmohej mbi ndonjë zhvillim e shpesh herë lëshonte deklarime krejtësisht të pamatura.

Tri ditë më parë saktësisht më 19 prill, ai përmes një postimi skandaloz, e sulmoi ish-presidentin Hashim Thaçi pikërisht në ditën e masakrës në fshatin Hallaq i Vogël në Lipjan, transmeton lajmi.net.

Rrustemi e shfrytëzoi një ditë kaq të ndjeshme dhe të dhimbshme për popullin e Kosovës dhe për të gjithë familjarët e të rënëve nga kjo masakër, ai tentoi që të përfitoi poena politikë dhe t’i hyjë në qejf shefit të tij,  kryeministrit Albin Kurti.

Ai këtë e bëri duke e ditur që ish-presidenti Thaçi është ende duke u përballur me drejtësinë në Hagë dhe kanë mbetur më pak se një muaj kur do të shpaloset vendimi final.

“Sot bashkë me Kryeministrin Albin Kurti kujtuam masakren në Hallaq të Vogël të Lipjanit. Sot 13 vite më parë, ish kryeministri i asaj kohe nuk ka pasur mundësi me ardhë për homazhe se ka qenë duke e nënshkruar marrëveshjen për Zajednicën, e njohur si marrëveshja Thaqi-Daçiq.”, shkroi ai.

Por, mbrëmë Rrustemi u zbut në qëndrime. Duke e parë “lëmshin” që e shkaktoi deputeti tjetër i VV-së, Fatos Geci në Kuvend me deklaratën skandaloze kundër Thaçit, ai vendosi që të jetë më i butë.

Geci kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin sikurse që e mori dje Naim Murseli për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Rrustemi në vlugun e reagimeve të shumta ndaj Gecit, në një video të publikuar në Facebook ndër të tjera tha: “Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë e çlirimtare. Gjykata Speciale është padrejtë. Drejtuesit e UÇK-së duhet të lirohen sa më parë!”.

Këto dy deklarime krejtësisht larg njëra-tjetrës u bën brenda pak ditëve nga Rrustemi, derisa mbetet të shihet se si do të jetë konsistenca e qëndrimeve të Rrustemit në ditët në vijim.

Ndryshe Rrustemi në legjislaturën e kaluar mbeti jashtë Kuvendit, pasi u votua pak nga qytetarët e në këtë legjislaturë fati i 51 përqindëshit ia dha mundësinë që t’u bashkohet grupit parlamentar të Vetëvendosjes./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz