BallinaSportArbeloa: Derisa kemi ende shpresa, do të luftojmë deri në fund për...

Arbeloa: Derisa kemi ende shpresa, do të luftojmë deri në fund për titull

Të ngjajshme

Fitorja e mbrëmshme 2-1 e Real Madridit ndaj Alavesit, mbanë në garë “Los Blancos” për titullin e Kampionit të Spanjës.

Kështu mendon edhe trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa, i cili pas ndeshjes deklaroi se skuadra e tij duhet të fitojë gjashtë ndeshjet e mbetura dhe të shpresoj në gabimet e Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

“Kemi gjashtë ndeshje deri në fund. Objektivi ynë është i qartë, t’i fitojmë të gjitha, pavarësisht çfarë ndodh me ligën. Çdo ndeshje ka rëndësi. Po mendojmë për shumë gjëra që duhet të përmirësojmë si grup. Duhet të luftojmë në çdo ndeshje, pa marrë parasysh kundërshtarin apo çfarë është në lojë. Kjo është një nga gjërat ku duhet të përmirësohemi.

Derisa të kemi ende shanse matematikore, sigurisht që ka kampionat. Ditën që, nëse vjen, nuk i kemi më ato dhe e humbasim ligën, ndërsa Barcelona e fiton, do t’i urojmë për titullin”, u shpreh Arbeloa.

Pas 32 xhirove, Real Madridi renditet e dyta në tabelë me 73 pikë, gjashtë më pak se Barcelona, e cila sonte luan me Celta Vigon./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz