Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 20 prill 2026 pak minuta para mesnate.
Hajnat kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së viktimës në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, dhe nga kasaforta kanë marrë dy armë zjarri që i kishte me leje.
Rasti po hetohet.
“Fsh. Fshati i Vjetër, Ferizaj 20.04.2026 – 23:50. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur nga kasaforta dy armë zjarri, të cilat i kishte me leje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/