BallinaLajme“Jo në kanale të WhatsAppit”, Çitaku thotë se Kurti s’u ka çuar...

“Jo në kanale të WhatsAppit”, Çitaku thotë se Kurti s’u ka çuar ftesë të shkruar për takim

Të ngjajshme

Zeneli realizoi një gol të bukur, e mban skuadrën në garë për titull

Besfort Zeneli ka shkëlqyer sërish në kampionatin elitar të...

City mposht Arsenalin në derbin që mund të vendosë kampionin

Manchester City ka arritur një fitore jetike 2-1 në...

Kurti i mbledhë ministrat herët në mëngjes

Qeveria e Kosovës të hënën e 20 prillit do...

Nesër, me fillim nga ora 11:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Ky është takimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër mes kreut të VV-së dhe Abdixhikut, ndërsa PDK-ja është në pritje të një shkrese zyrtare për takim.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo tha se partia nuk ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri për takim.

“Ne kemi kërkuar që ai të dërgojë një shkresë zyrtare dhe jo të na ftojë nëpër kanale të WhatsApp-it. Përveç emrave, ne kemi kërkuar që para së gjithash të takohemi për parimet”, deklaroi deputetja.

Pas mbledhjes së Kryesisë e cila u zhvillua gjatë kësaj jave, Çitaku theksoi se zgjedhja e presidentit të vendit është një moment shumë i rëndësishëm për demokracinë parlamentare.

“Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë, ndërsa PDK-ja ka vetëm 22 deputetë. Nëse shumica parlamentare është e interesuar për të zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion vetëm bashkëbisedimin me PDK-në, por ka edhe mundësi të tjera”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

Në anën tjetër, Kosova ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz