BallinaSportCity mposht Arsenalin në derbin që mund të vendosë kampionin

City mposht Arsenalin në derbin që mund të vendosë kampionin

Të ngjajshme

Qeveria mban nesër mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës të hënën e 20 prillit do...

Endrick në super formë, gol dhe asist ndaj PSG-së

Skuadra e Lyonit është duke fituar 0:2 ndaj PSG-së...

Pep Guardiola sërish e “gjuan” presionin te Arsenali: Ata janë lider të Premier League

Skuadra e Manchester Cityt shënoi fitore 2:1 ndaj Arsenalit,...

Jessica Chastain shkëlqen në “Oscars of Science”, shfaqet me stil të ri në tapetin e kuq

Jessica Chastain tërhoqi vëmendjen teksa prezantoi një stil të...

Manchester City ka arritur një fitore jetike 2-1 në “Etihad Stadium” ndaj Arsenalit, duke rihapur plotësisht garën për titullin kampion në Premier League.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë ku Rayan Cherki kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 16-të pas një aksioni individual, por gëzimi i “Citizens” zgjati pak pasi Kai Havertz barazoi shifrat vetëm dy minuta më vonë, duke përfituar nga një gabim i rëndë i portierit Donnarumma.

Pjesa e dytë ishte një betejë e vërtetë me shtylla nga të dyja palët, por njeriu i momenteve të mëdha, Erling Haaland, u shfaq në skenë në minutën e 65-të për të shënuar golin e fitores pas një goditjeje të saktë brenda zonës.

Me këtë rezultat, City ngjitet në pozitën e 67 pikëve me një ndeshje më pak të zhvilluar, duke u afruar në vetëm tri pikë larg Arsenalit lider dhe duke marrë në dorë fatin e sezonit në këtë fazë kritike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz