BallinaLajmeJashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në...

Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

Të ngjajshme

Tragjedi në SHBA, tetë fëmijë të vrarë pas të shtënave në masë

Tetë fëmijë janë vrarë pas të shtënave në masë...

Gimbo “vuajti” për Selinen, kaq kilogramë ka humbur!

Dj Gimbo natën e mbrëmshme ishte prezentë në finale...

GOOOOOOL! Erling Haaland e kalon Cityn në epërsi

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland e ka...

Të shtëna me armë pranë universitetit të Iowa në SHBA, plagosen tre studentë

Një incident me armë zjarri ka tronditur zonën pranë...

Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipërisë në Luginën e Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës,...

Pavarësisht veprimeve që mund të bëhen ditët në vazhdim, Partia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar të pakta përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjidhjen e çështjes së presidentit të vendit.

Nga kjo parti opozitare kanë thënë se deri më tash nuk kanë parë veprime serioze nga kryeministri Albin Kurti, për t’i dhënë epilog këtij procesi.

Në një prononcim për Klankosova.tv, deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka thënë se nga mungesa e kësaj përpjekjeje nga partia në pushtet, vendi rrezikon që sërish të shkojë në zgjedhje të reja.

“Jemi vetëm pak ditë larg nga data e 28 prillit, që është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. Personalisht, do ta konsideroja si një rrugë drejt zgjidhjes nëse do të shihja përpjekje të vazhdueshme dhe reale nga kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për të ndërtuar një konsensus. Ajo që kemi parë deri tani, fatkeqësisht, janë veprime që më shumë e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja sesa drejt një marrëveshjeje.”, ka thënë ajo.

Jashari ka kritikuar mungesën e ditëve të fundit në Kurtit, i cili ka zhvilluar disa vizita jashtë vendit, përfshirë atë në Londër dhe në Spanjë.

“Në vazhdën e kësaj, pesha e të qenit kryeministër bart përgjegjësinë më të madhe për stabilitetin institucional të vendit. Në një moment kaq vendimtar, konsideroj që prania dhe angazhimi direkt në Kosovë janë të domosdoshme. Për të mirën e vendit, do të ishte e arsyeshme që kryeministri të ishte këtu dhe të udhëhiqte procesin për të gjetur një zgjidhje për presidentin” , ka shtuar Jashari.

Ndryshe, Kosova ka hyrë në 10 ditëshin e fundit të afatit kushtetues për zgjidhjen e presidentit të ri.

Deri më tani, partitë politike duken larg me qëndrime sa i përket arritjes së një marrëveshjeje politike për këtë proces.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz