Trajneri nga Shqipëria, Nevil Dede është shkarkuar nga Ferizaji.
Kjo vjen pas barazimit të djeshëm ndaj Prishtinës së Re, e cila doli të ishte fatale për Deden.
Këtë e njoftuan në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”, shkruhet në njoftimin e Ferizajit.
Dede, ju kishte bashkuar Ferizajit në tetor të vitit të kaluar, ku në 24 ndeshjet e tij si trajner fitoi 10, barazoi 5 dhe humbi 9./IndeksOnline/