BallinaLajmeSveçla: Aksion në Mitrovicë e Vushtrri kundër bixhozit, 26 persona të arrestuar...

Sveçla: Aksion në Mitrovicë e Vushtrri kundër bixhozit, 26 persona të arrestuar e mbi 150 mijë euro të sekuestruara

Të ngjajshme

Mitrovicë: Gjendet granatë dore në Zhabar, sigurohet zona

Në fshatin Zhabar të Epërm të Mitrovicës është gjetur...

Shkrihet akulli mes Rogertit e Mirit, përqafohen në festën e “BBVA”-së

Gjatë qëndrimit në “BBVA” Rogerti dhe Miri kanë pasur...

Aktorja mahnit në Eddie Murphy, shfaqet me fustan të ngushtë

Aktorja e njohur Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen në...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, informon se një aksion i madh policor ka ndodhur mbrëmë në lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri. “Me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thotë ministri.

Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara, informoi Sveçla.

Postimi i tij i plotë:

Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis.

Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara.

Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz