BallinaSportNeymar: “Ishte Messi, pastaj unë, tani është radha e Yamal”

Neymar: “Ishte Messi, pastaj unë, tani është radha e Yamal”

Të ngjajshme

Neymar ka thurur elozhe për Lamine Yamal në deklaratat e tij të fundit, duke e krahasuar talentin e djaloshit me atë të Lionel Messit dhe të vetes.

Prej vitesh dihet se braziliani është modeli dhe idhulli i Lamine Yamal, gjë që ylli i ri i Barcelonës e ka pohuar publikisht në shumë raste. Natyrisht, as vetë braziliani nuk ka kursyer lëvdatat për “djalin e mrekullueshëm” të futbollit botëror.

Në deklaratën e tij, superylli i Santos theksoi se talenti i Yamal është unik dhe i kujton rrugëtimin e tij dhe të Messit në moshë të re. Ai e cilësoi si të pabesueshme atë që djaloshi bën në fushë, ndërsa shprehu keqardhjen për eliminimin e tij nga Liga e Kampionëve, duke vlerësuar faktin që 18-vjeçari dha gjithçka nga vetja.

“Besoj fuqimisht se ai është një nga lojtarët e rinj më të mirë që futbolli ka parë ndonjëherë. Ishte Messi, isha unë… por ajo që ky djalosh po bën në moshën 18-vjeçare është thjesht e pabesueshme. Më erdhi keq për të kur u eliminua nga Liga e Kampionëve. Ai dha maksimumin dhe bëri diferencën, por ky është futbolli, çdo gjë mund të ndodhë,” u shpreh Neymar.

Në mbyllje, braziliani parashikoi një të ardhme të ndritur për yllin e Barcelonës: “Koha e tij po vjen. Shpresoj që ai të fitojë vitin tjetër… dhe pse jo edhe Topin e Artë? Ai është i veçantë, një nga ata lojtarë që unë do ta mbështes gjithmonë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz