Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Chelsea me rezultatin 0:1.
Ndeshja, e cila u luajt në “Stamford Bridge”, u vendos nga një gol i vetëm, transmeton lajmi.net.
Goli i fitores për “Djajtë e Kuq” u shënua nga Matheus Cunha në minutën e 43-të të takimit. Pavarësisht përpjekjeve të Chelseat për të barazuar, ekipi mysafir arriti të ruajë avantazhin deri në fund.
Me këtë fitore, Manchester United forcon pozitën e tretë në tabelën e Premier League me 58 pikë. Në anën tjetër, pas kësaj humbjeje, Chelsea mbetet në vendin e 6-të me 48 pikë të grumbulluara.
Ndeshjen e radhës United do ta luajë kundër Brentfordit më 27 prill. Kurse, Chelsea do të luaj me 21 prill kundër Brighton./lajmi.net/