BallinaLajme22 pjesëtarë të FSK parashihet të dërgohen fillimisht në Gaza, shpenzimet e...

22 pjesëtarë të FSK parashihet të dërgohen fillimisht në Gaza, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i Kosovës

Të ngjajshme

Shkrihet akulli mes Rogertit e Mirit, përqafohen në festën e “BBVA”-së

Gjatë qëndrimit në “BBVA” Rogerti dhe Miri kanë pasur...

Aktorja mahnit në Eddie Murphy, shfaqet me fustan të ngushtë

Aktorja e njohur Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen në...

Vetëm edhe sot: Mos e hup këtë ofertë!

UNICLUB & MULTICLUB po të presin me ofertë speciale...

Qytetari duke pastruar gjen granatë dore në Zhabar të Mitrovicës

Një granatë dore është gjetur në fshatin Zhabar të...

Pas marrëveshjes së nënshkruar në kuadër të nismës ndërkombëtare “Bordi i Paqes”, institucionet e Kosovës kanë avancuar me hapat konkretë drejt përfshirjes në misione ndërkombëtare të sigurisë.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka votuar njëzëri për t’ia dërguar Kuvendit vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Ndërkohë, gjatë seancës plenare të sotme, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë projektligjin që i hap rrugë këtij angazhimi të parë të këtij lloji për FSK-në.

Në dokumentin që ka siguruar Front Online, përveç vendimit për dërgimin e FSK-së në Gaza, jepen edhe detaje më të hollësishme mbi mënyrën e funksionimit të këtij misioni.

Theksohet se bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar paqeruajtës, ku roli i FSK-së është mbështetës dhe stabilizues, në përputhje me planin për përfundimin e konfliktit në Gaza.

Dokumenti sqaron se pjesëtarët e FSK-së do të jenë nën autoritetin e komandës ndërkombëtare dhe do të zbatojnë rregullat e angazhimit të përcaktuara nga kjo forcë. Po ashtu, përmendet se shteti i Kosovës ruan juridiksion mbi ushtarët e vet për çështje ligjore.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se numri i pjesëtarëve mund të ndryshojë sipas nevojave të misionit, por në këtë fazë parashihet një kontingjent prej rreth 22 ushtarësh. Financimi i misionit mbulohet nga buxheti i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz