BallinaLajmeVdekjet në vendet e punës, Jashari: Qëllimi i inspektimit është rritja e...

Vdekjet në vendet e punës, Jashari: Qëllimi i inspektimit është rritja e sigurisë

Të ngjajshme

Dikur mësuesja i bleu këpucë, sot Rihanna i dhuron asaj një shtëpi

Një histori e thjeshtë, por me një mesazh të...

CNN: Telefonata mes liderëve të Izraelit dhe Libanit do të ishte historike, tash duhen rezultate

Një telefonatë e drejtpërdrejtë mes udhëheqësve të Izraelit dhe...

Inspektorati ndalon punën në një vendpunishte në Fushë Kosovë

Gjatë një inspektimi në një vendpunishte në Fushë Kosovë,...

Inspektorati Qendror i Punës sot ka dalë në terren për të inspektuar bizneset në tri komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj, lidhur me sigurinë e punëtorëve.

Kjo për shkak të numrit të lartë të tyre që kanë humbur jetën në vendet e punës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Qendror, Kastriot Jashari, deklaroi para mediave se qëllimi i këtij inspektimi është rritja e sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Bizneset, subjektet afariste për ne janë partnerë, por partneriteti ka edhe obligime dhe respektim të normave ligjore. Në kuadër të kësaj ne po përpiqemi t’i ndryshojmë disa praktika në mënyrë që të dihet qartë respektimi i kushteve të sigurisë së punës për të gjithë qytetarët”, deklaroi Jashari.

Muajve të fundit ka statistika shqetësuese të vdekjes në vendet e punës.

Në 4 muaj, 8 persona humbën jetën.

E rasti i fundit ishte dje në qytetin e Shtimës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz