BallinaLajmeTermokos përfundon sezonin e ngrohjes

Termokos përfundon sezonin e ngrohjes

Të ngjajshme

Shkrihet akulli mes Rogertit e Mirit, përqafohen në festën e “BBVA”-së

Gjatë qëndrimit në “BBVA” Rogerti dhe Miri kanë pasur...

Aktorja mahnit në Eddie Murphy, shfaqet me fustan të ngushtë

Aktorja e njohur Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen në...

Vetëm edhe sot: Mos e hup këtë ofertë!

UNICLUB & MULTICLUB po të presin me ofertë speciale...

Qytetari duke pastruar gjen granatë dore në Zhabar të Mitrovicës

Një granatë dore është gjetur në fshatin Zhabar të...

NP “Termokos” Sh.A. ka marrë vendim, që sot të përmbyllë sezonin ngrohës 2025/2026, pas plot 191 ditë furnizimi me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë.

Ky vendim është në harmoni të plotë me Rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji si dhe bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

Sezoni ngrohës 2025/2026 shënon një nga sezonat ngrohëse më të gjata dhe më të suksesshme në historinë e ndërmarrjes. Për herë të parë, furnizimi me ngrohje ka filluar 8 ditë para afatit të zakonshëm dhe është zhvilluar pas asnjë ditë ndërprerje.

Gjatë këtij sezoni janë prodhuar 338.902 MWh energji termike, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për konsumatorët.

Falë përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe aplikimit të metodës së faturimit sipas konsumit, mbi 60 për qind e konsumatorëve kanë përfituar fatura më të ulëta. Si rezultat i kësaj performance dhe cilësisë së ngrohjes është shënuar edhe një rënie e dukshme e numrit të ankesave, me 70 për qind më pak krahasuar me sezonin e kaluar.

Këto rezultate janë arritur falë menaxhimit efikas dhe angazhimit të vazhdueshëm të stafit të NP “Termokos”, duke reflektuar përkushtimin për avancimin e shërbimeve dhe zgjerim të kapaciteteve.

Në kuadër të angazhimeve për të ofruar ngrohje sa më cilësore për gjithë konsumatorët, për të zgjeruar rrjetin e ngrohjes dhe për të rritur numrin e konsumatorëve, NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për të realizuar Planin aksional veror në parapërgatitje për sezonin e ardhshëm ngrohës si dhe për realizimin e projekteve kapitale, që janë në proces.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz