BallinaLajmeS’ka lëvizje për Presidentin, VV vazhdon me paralajmërimet se Kurti do t’i...

S’ka lëvizje për Presidentin, VV vazhdon me paralajmërimet se Kurti do t’i intensifikojë përpjekjet

Të ngjajshme

Vitet janë vetëm numra për Teuta Krasniqin, mahnitë në paraqitjen e fundit

Teuta Krasniqi tashmë është emër i njohur për publikun...

Mitrovica me park industrial në Frashër, nënshkruhet kontrata gati 1 milionëshe

Zyrtarisht është nënshkruar kontrata për ndërtimin e infrastrukturës në...

Me kthimin nga Londra, nga kryeministri Albin Kurti u prit që në fund të javës e në fillim të saj të niste intensifikimi i takimeve me partitë politike për gjetjen e një kandidati për President të vendit, derisa afati ka hyrë në dy javët e fundit. Së paku kështu paralajmëroi Arbërie Nagavci, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, nuk ka lëvizje nga partia më e madhe në vend, e cila vazhdon të ketë të propozuar për këtë pozitë dy anëtarë të saj.

Gazeta Express

Nagavci, të premten e javës së kaluar, paralajmëroi se kryeministri Albin Kurti pasi të kthehej nga Londra do të ketë takime me partitë opozitare për të gjetur zgjidhje për çështjen e Presidentit.

“Kryeministri sot ka një prezantim, është në Londër siç jeni në njohuri. Ndërkohë që besoj që edhe gjatë fundjavës, por edhe shumë shpejt do të vazhdojmë me takime”, ka deklaruar Nagavci të premten.

Por, edhe sot ajo bëri një deklaratë të ngjashme duke paralajmëruar sërish për angazhim të Kurtit, derisa la të kuptohej se ai veçse është duke punuar në këtë drejtim.

“Sa i përket çështjes së presidentit, Kryeministri Kurti po i vazhdon përpjekjet e tij, besoj në ditët e mbetura të arrijmë një pajtueshmëri dhe mbështetje, gjegjësisht propozime konkrete dhe të gjejmë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Nagavci.

Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar nënkryetarin e saj, ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca, si dhe deputeten e saj Fatmire Mullhaxha-Kollçaku për postin e Presidentit.

Nga këto propozime të dy anëtarëve të saj Vetëvendosje s’ka lëvizur derisa figura të kësaj partie vazhdojnë të gjuajnë topin te partitë opozitare se ato duhet të japin emra. Këto deklarata po bëhen paralelisht me deklarimet se Lëvizja Vetëvendosje s’është për zgjedhje dhe se qytetarët s’duhet “munduar” e “maltretuar” me zgjedhje përkundër që dy palë të tilla nacionale u mbajtën për një vit gjatë 2025-ës nga pamundësia për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të shkurtit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, duke thënë se vendit nuk i duhen zgjedhje të reja dhe se është “pak e dëmshme” të hyhet në proces zgjedhor, tha se nuk ka asnjë emër as nga PDK dhe LDK.

“Mendoj se duhet të gjithë bashkërisht ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta zgjedhim një president dhe të mos i mundojmë më shumë qytetarët dhe t’i çojmë edhe një herë në zgjedhje, sepse në vitin që lamë pas kishim katër procese zgjedhore, duke përfshirë edhe procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe balotazhin, si dhe dy palë zgjedhje nacionale. Kështu që shpresoj të gjendet një gjuhë e përbashkët, një emër konsensual për president dhe të kalojmë këtë krizë”, ka thënë mbrëmë Kërçeli në emisionin Tempus.

Derisa po e kërkojnë një emër nga ta, Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk iu ka shkuar asnjë letër për takim nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sekretarja e Përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku, tha se Vetëvendosje duhet t’i qaset me seriozitet kësaj çështje me formalizimin e një ftese.

“Zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm për një demokraci parlamentare. Dhe ne kemi deklaruar që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon, çështjes në fjalë dhe kemi kërkuar nga zoti Kurti që të formalizojë kërkesën e tij karshi Partisë Demokratike të Kosovës në një letër të shkruar. Deri në këtë moment një letër e tillë nuk ka ardhë në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndoshta ka adresa tjera”, tha ajo.

Derisa me PDK’në s’ka pasë takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti është takuar një herë.

Në këtë takim, Abdixhiku tha se s’kanë folur për emra të rinj pëveçse atyre të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Derisa po fliste para gazetarëve të shtunën, Abdixhiku e la të hapur mundësinë për takime të reja këtë javë.

“Tani shohim gjatë javës së ardhshme për të parë mundësinë e takimeve të tjera. Kaq është e vërteta, nuk ka zhvillime të tjera. Nuk kemi propozuar emër, nuk kemi dhënë asgjë, dhe nuk na është kërkuar ende asgjë. Kjo është e vërteta e vetme. Dhe mbi këtë të vërtetë do shohim se si do zhvillohen çështjet tutje”, tha ai.

Megjithatë, për LDK’në ai tha se është e papranueshme që të tri pozitat kryesore në shtet t’i ketë një parti.

Përveçse me Kurtin, Abdixhiku njoftoi se ka zhvilluar një takim për këtë çështje edhe me kreun e PDK’së, Bedri Hamza, ndërsa për atë të AAK’së, Ramush Haradinaj, Abdixhiku tha se kishte refuzuar.

Një emër që e solli sërish në vëmendje Abdixhiku ishte ish-presidentja Vjosa Osmani.

“Presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese që e bën mirë politikën e jashtme dhe i hap dyert në tavolinat kryesore botërore, besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për këtë”, tha ai të shtunën.

Derisa në publik nuk po shihen angazhime nga Lëvizja Vetëvendosje për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka deputetë që po shfaqin optimizëm, por pa treguar se si do të arrihet zgjidhja.

“Unë mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe do t’i shterojmë të gjitha mundësitë. Tani kemi kohën përpara, janë edhe shumë ditë në dispozicion dhe unë mendoj se secili nga akterët politikë duhet ta bëjë maksimumin e vet që të vijmë te një zgjidhje sa i takon kreut të shtetit dhe të evitohen zgjedhjet, të cilat nuk janë të dëshirueshme për askënd”, tha një ditë më parë deputeti i LVV-së, Driton Hyseni.

Shpresa të ngjashme dha edhe bashkëpartiaku i Hysenit, Mefail Bajqinovci. Por ky, për dallim nga Hyseni, gjeti edhe fajtorin se kush do t’i shkaktonte zgjedhjet.

“Shumë i bindur jam që do të ketë zgjidhje për çështjen e Presidentit. Në bazë të asaj që po e shoh. Unë besoj se do të ketë reflektim, sepse nëse opozita na çon në zgjedhje dihet se cili do të jetë fati i tyre”, tha ai sot për RTV21, duke shtuar se  “faji dhe turpi është te opozita” sepse s’kanë dërguar emra sipas kërkesës së Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz